E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allegri nuk mendon për të ardhmen

Massimiliano Allegri është i lumtur te Milani dhe thotë se ai nuk mendon për të ardhmen por vetëm se si ta fitojë Skudeton.

Milani është katër pikë larg sigurimit të Skudetos së parë që nga viti 2004, dhe thotë se e ardhmja e tij nuk është çështje e kësaj kohe.

“Të mendoj për të ardhmen tani do të ishte një gabim. Ne duhet të mendojmë vetëm për ligën. Aty është edhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë, prandaj ne synojmë t`i realizojmë këto dy objektiva, që janë më të rëndësishme”, ka thënë Allegri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›