Neuer:Treguam shumë respekt për Man United

Heroi i Schalkes, Manuel Neuer, thotë se bashkëlojtarët e tij dështuan t`i bëjnë ballë Manchester United në takimin e mbrëmshëm.
Neuer bëri një paraqitje fantastike duke parandaluar një disfatë turpëruese dhe pranoi vetëm dy gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes dy ekipeve.
“Mendoj se ne treguam respekt të tepruar që nga fillimi. Ne kishim probleme ta fitojmë topin dhe nuk ia dolëm mirë në mbrojtje”, ka thënë Neuer.