Plagosja e Moçkës, tifozët e Flamurtarit protestë para stadiumit

Tifozë të ekipit të Flamurtarit kanë protestuar sot ndaj plagosjes së portierit të këtij ekipi Shpëtim Moçka në Laç.
Thirrjet "Vlora nuk Harron" si dhe djegia e banderolave kanë kanë shoqëruar protestën e tifozëve të ekipit të Flamurtarit. Në thirrjet e tyre ata kanë pohuar se FSHF duhet të tregohet e drejtë me vendimin që do të marrë komisioni i disiplinës ose në të kundërt, ditën e shtunë tifozët nuk do të lejojnë autobuzin e ekipit të Tiranës të futet në Vlorë.
Në këtë protest të tifozëve të ekipit të Flamurtarit ka qenë i pranishëm dhe presidenti i ekipit Shpëtim Gjika i cili i ka bërë thirrje komisionit të Disiplinës të marrë një vendim të drejtë ose në të kundërt kjo çështje do t`i drejtohet organeve më të larta të futbollit siç është UEFA dhe FIFA.
" Mbështetja juaj ndaj ekipit tregon për një ekip dinjitoz dhe ne kërkojmë ndershmëri në vendimet e Komisionit të Disiplinës" tha Gjika.
Ndërkohë portieri i ekipit Flamurtari Shpëtim Moçka u dëmtua pas hedhjes së sendeve të forta në stadiumin e Laçit.