Iniesta mungon kundër Realit

Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, nuk do të luajë sot në gjysmëfinalen e parë Real Madrid-Barcelona, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.
Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës e konfirmoi lajmin në konferencën për shtyp që dha dje: “Iniesta do të mungojë 100%. Shpresojmë të jetë gati për ndeshjen e kthimit” theksoi Guardiola por nuk saktësoi emrin e zëvendësuesit të tij.
Ndërkohë Guardiola ka vështirësi edhe në formimin e mbrojtjes pas dëmtimeve të Abidal, Adriano dhe Maxwell. Kapiteni Puyol mund të luajë në të majtë, ndërsa Mascherano në qendër së bashku me Pique.