Allmuça: Duam 12 pikë në katër ndeshjet e ardhshme
Trajneri i Dinamos, Zlatko Daliç, nuk e ka kapërdirë humbjen në derbi me Tiranën (2-1) dhe nuk i ka lënë pushim lojtarët e tij as ditën e hënë, pasi përpara ka një tjetër derb, atë me Partizanin.
Mesfushori Igli Allmuça, autori i golit të vetëm të Dinamos në humbjen me Tiranën, pranoi se ndaj bardhebluve ekipi i tij kreu një volum të madh pune, por në futboll rëndësi kanë pikët se loja.
“Derbi me Partizanin është 50 me 50 për qind”, - theksoi ish-lojtari i rritur te të kuqtë. “Në katër ndeshjet e fundit të fazës së parë na duhen 12 pikë, pra katër fitore nëse duam të pretendojmë”.
Dinamo do të përballet me Partizanin, Apoloninë, Flamurtari e Bylisin.
E Marte, 21 Tetor 2008