E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dedja synon fitoren me Apoloninë

Bylisi mori një pikë të çmuar me Partizanin në transfertë (1-1), por për trajnerin kampion Hysen Dedja skuadra ballshiote ende ka probleme mentaliteti.

“Nuk jam i kënaqur plotësisht, - u shpreh shkodrani, - duhet të kishim bërë më shumë, të mos e pësonim atë gol (të Karapicit). Në skuadër kemi lojtarë me përvojë, të cilët e njohin Superioren. Duhet të punojmë më shumë me psikologjinë për ndeshjet e ardhshme”.

Në javën e 8-të, Bylisi do të presë në shtëpi Apoloninë fqinje, që nga ana e saj barazoi me Flamurtarin (1-1) në Fier. Dy skuadrat i ndajnë vetëm 3 pikë, dhe një fitore e Bylisit ndaj fierakëve do t’i barazonte me pikë.

E Marte, 21 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›