Llani: Tani të përballojmë Tiranën
Shkumbini vazhdoi serinë pozitive në ndeshjet në transfertë. Pas barazimit 1-1 me Elbasanin, të dielën arriti një tjetër barazim me vlera në Shkodër me Vllazninë (2-2).
Portieri Ervin Llani u shpreh pas ndeshjes: “Treguam forcë të madhe karakteri. Tani do të përgatitemi të përballojmë denjësisht Tiranën”.
Shkumbini pas shtatë javësh ndodhet në vendin e tretë me 11 pikë, ndërsa bardheblutë kryesojnë bindshëm me 16 pikë. Në ndeshjen e fundit në shtëpi Shkumbini humbi me Lushnjën (1-2), ndërsa Tirana në takimin e fundit në transfertë barazoi me Bylisin (0-0).
Nëse Shkumbini do të fitojë në Peqin (3 fitore e 1 humbje deri tani) do t’i shkaktojë humbjen e parë Tiranës. Peqinasit kanë sulmin më të mirë në kampionat: 11 gola të shënuar, ndërsa Tirana mbrojtjen më të mirë: 3 gola të pësuar.
E Marte, 21 Tetor 2008