Almhofer Grate viktimat e dhunes ne Kosove

Grate jane viktimat e dhunes. Keshtu deklaroi shefi i OSBE-se ne Kosove ambasadori Werner Almhofer.
Me rastin e 25 nentorit Dites Nderkombetare per eliminimin e dhunes ndaj gruas Almhofer ka vene ne pah se shifrat zyrtare te policise tregojne se te gjitha viktimat e trafikimit te qenieve njerezore ne Kosove jane gra.
Pervec kesaj gjate nentemujorit te ketij viti jane raportuar 620 raste te dhunes ne familje nga te cilat 95 te rasteve jane gra. Keto statistika nuk paraqesin gjendjen reale pasi shume raste mbesin te paraportuara. Problemi eshte i qarte dhuna kunder femrave eshte nje pengese e madhe dhe me ndikim te gjere per shoqerine qe nuk duhet me te tolerohet ka thene Almhofer.
Shefi i OSBE-se ka thene se grate ne Kosove ende nuk kane mundesi te barabarta dhe perballen me veshtiresi ne arsim dhe punesim e sidomos ne mbajtjen e posteve drejtuese.
Ato gjithashtu kane veshtiresi ne pjesemarrje ne procesin e vendimmarrjes dhe ne trashegimi te prones ka thene Almhofer.
Ai u ka bere thirrje te gjitha institucioneve te vazhdojne implementimin e Konventes per eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit ndaj gruas.