Vepra e Kadarese ne nje artikull te New York Times

Emri i romancierit shqiptar Ismail Kadare permendet rregullisht ne kohen e cmimit Nobel dhe ka ende shume shanse ta fitoje se shpejti. Ai shkruan ne nje gjuhe qe nuk eshte anglisht. Ai vjen nga nje vend per te cilin shumica jone nuk dine pothuajse asgje ku ai u shtyp jo vetem nga nje totalitar medioker por nga i egri dhe paranojaku Enver Hoxha. Ai eshte i zhdervjellet si ne stilin modern ashtu edhe ne ate postmodern. Dhe dicka e paparashikuar ai eshte me sa duket i paafte per te shkruar nje liber qe nuk eshte interesant. Keshtu e nis mendimin e tij gazetari Charles McGrath ne nje artikull shkruar ne te perditshmen amerikane New York Times rreth nje prej veprave me te fundit te nobelistit shqiptar Kadare.
Ne radhet e para te artikullit gazetarit shkruan se emri i romancierit shqiptar Ismail Kadare permendet rregullisht ne kohen e cmimit Nobel dhe ka ende shume shanse ta fitoje se shpejti. Artikulli me titull Enigma dhe lufta per pushtet ne intrigen politike dhe romantike i dedikohet librit Aksidenti te shkrimtarit Kadare .
Aksidenti fillon si nje thriller apo si nje perditesim i nje romani te Alan Furst. Nje taksi del nga nje autostrade Vjeneze duke i nxjerre jashte dy pasagjeret e vet nga dyert e prapme. Ne kohen qe vjen ndihma ata jane te dy te vdekur. Viktimat del se ishin shqiptare dhe dashnore per nje kohe te gjate Besfort Y nje analist qe punonte ne Keshillin e Europes per ceshtjet e Ballkanit dhe Rovena St stazhiere e Institutit Arkeologjik te Vjenes shkruan McGrath.
Per shkak se Besforti mund te kete qene perfshire ne bombardimin e Jugosllavise gjate luftes se Ballkanit qeveria serbe fillon te hetoje dhe shume shpejt edhe sherbimi i fshehte shqiptar ben te njejten gje. A mund te kete qene nje aksidenti nje vrasje politike
Nje vetevrasje e dyfishte vijon me tej shkrimi.
Per gazetarin e New York Times Besforti e Rovena behen aq te panjohur saqe pothuajse nuk jane me as personazhe.
Ndoshta kjo eshte e paramenduar nga Kadare por kjo do te thote se lexuesi duhet te heqe dore nga disa prej kenaqesive tradicionale te romanit iluzioni i njohjes se njerezve me mish dhe gjak per te perjetuar ndjesine trallisese te te shikuarit te tyre permes nje pasqyre te shtepise se horroreve.
Per Charles McGrath shkruan se kjo eshte ne te vertete menyra si ndiheshe ne Shqiperine e Hoxhes.
Sido qe te jete aksidenti te con ne nje vend qe romanet nuk e vizitojne zakonisht ne ditet e sotme dhe gjithashtu te bejne mirenjohes qe nuk te duhet te jetosh aty perfundon shkrimi i dedikuar shkrimtarit shqiptar Kadare.