Almir Rrapo do te ekstradohet

Gjate shpalljes se vendimit gjyqtari tha se ekzistojne te gjitha kushtet per ekstradimin e 27 vjecarit i cili akuzohet nga prokuroria e Nju Jorkut per nje sere veprash penale qe nisin nga shtantazhi deri tek vrasja e grades se dyte e shtetasit Erion Shehu.
Gjykatesi deklaroi se ky vendim jepet ne perfundim te shqyrtimit te te gjitha provave shkresore mandateve te arrestit te derguara nga SHBA dhe akuzave te perpiluara ndaj tij.
Ndersa ishte i pranishem ne seancat e meparshme gjate dhenies se ketij verdikti i pandehuri mungonte por perfaqesohej nga dy avokatet e tij mbrojtes.
Almir Rrapo u prangos brenda ne territorin e ambasades amerikane ne Tirane ne vijim te nje operacioni te kryer ne Amerike ne baze te dy mandateve arresti njeri i leshuar qe ne maj te ketij viti dhe tjetri ne gusht.
Mbi 27 vjecarin rendojne akuza te renda sikurse pjesemarrje ne organizate kriminale trafik droge armembajtje pa leje pengmarrje grabitje me arme shantazh dhe vrasje.
Sipas prokuroreve amerikane banda ku bente pjese ish-sekretari i Ministrise se Jashtme ka nisur fillimisht aktivitetin ne vitin 2003 me trafikun e marijuanes e me pas jane kryer edhe krimet e tjera ne menyre per te mbrojtur territorin e kriminalitetit.
Kjo organizate njihej si grupi i vellezerve Krasniqi qe te dy te arrestuar. Ndersa ne total per kete operacion do te jene nen gjykim 15 persona.