E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhjet 5 te arrestuar ne Korce

KOR- Pese te arrestuar mes te cileve dhe nje adoleshent eshte bilanci i shkaterimit te nje grupi vjedhesish te shtepive ne fshatrat turistike ne Korce. Policia e Korces vuri ne pranga nje grup personash qe ishin kthyer ne tmerrin e vjedhjes se banesave ne fshatra te ndryshme prane qytetit kohet e fundit. Policia njoftoi se te ndaluarit jane shtetasit Fredi Rungo 50 vjec Elton Lice 39 vjec Emiljan Selima 23 vjec Totil Risto dhe nje 18 vjecar me inicialet K.S. Sipas policise ky grup personash ka ushtruar aktivitetin ne bashkepunim duke synuar fshatrat turistike me te ardhura nga vizitoret sidomos ne fundjave.


Fshati turistik i Dardhes por edhe ai i Drenoves ose i Sinices ishin bere gjate javes qe shkoi objekt i vjedhjes se banesave demtimit te mjeteve dhe prishjes se qetesise publike qe nuk kishte ndodhur prej shume kohesh ne keto fshatra. Policia tha se jane denocuar rreth 15 raste te vjedhjes se banesave kohet e fundit ne fshatrat turistike te siperpermendur prane qytetit te Korces dhe ne baze te ketyre denocimeve eshte vene ne levizje per te zbuluar autoret e tyre qe tashme jane vene ne pranga si nje grup ne bashkepunim.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›