Paulin Sterkaj largohet nga Grupi i PD

P
Qe sot Partia Demokratike numeron 67 deputete pasi deputeti i qarkut te Shkodres Paulin Sterkaj ka vendosur te largohet nga PD dhe te bashkoje voten e tij me opoziten. Kjo eshte rrjedhja e pare qe peson maxhoranca ne kete mandate te dyte qeverises. Paulin Sterkaj i cili iu bashkua PD vetem nje vit me pare ka akuzuar maxhorancen dhe kryeministrin Sali Berisha per korrupsion duke motivuar keshtu edhe largimin e tij nga kjo parti. Ne nje deklarate per shtyp Paulin Sterkaj ka bere akuza konkrete per kete qeveri duke deklaruar se per nje vend pune ne arsim duhet te paguash 3500 euro. Deputeti Sterkaj ka akuzuar kryeministrin se po i shmanget akuzave te opozites per korrupsion dhe se nuk ka bere asgje per te ndryshuar realitetin.
Une nuk shoh me shprese per reflektim as tek kjo qeveri e as tek ky kryeminister qe po do me fut gjithe Shqipnin ne thes me korrupsionin me te rrezikshem qe ka njohur historia e ketij vendi deklaron deputeti Paulin Sterkaj duke argumentuar se tashme vota e tij do te jete kunder Sali Berishes.
Tashme me kete levizje te Paulin Sterkajt opozita numeron 66 vota ne parlament dhe maxhoranca 74 deputete. Edhe pse qeveria e kryeministrit Berisha nuk eshte e rrezikuar nga kjo levizje largimi i deputetit Sterkaj e demton jo pak shumicen e brishte te votave te maxhorances e cila duhet te tregohet e kujdeshshme ne votimin e nismave te rendesishme ne menyre qe te mos kete rrjedhje votash.
Levizja e deputetit Sterkaj eshte e dyte ne kete legjislature pas largimit te Shpetim Idrizit nga PS per te ngritur PD e cila ka votuar pro qeverise Berisha.
Paulin Sterkaj u perjashtua nga PS ne korrik te vitit 2007 pasi mori pjese ne votimin per presidentin e republikes duke thyer vendimin e PS per ta bojkotuar kete process. Ai krijoi nje grup parlamentar me deputetet e tjere socialiste qe u perjashtuan nga partia dhe votoi pro qeverise Berisha deri ne qershorin e vitit 2009 kur u zyrtarizua bashkimi i tij me PD.