E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi Topi ne panairin e Shangait

Presidenti i Republikes Bamir Topi ndodhet ne Shangai te Kines per te vizituar ekspoziten Ekspozita Universale Shangai 2010.

Ne diten e pare te qendrimit ne Shangai presidenti dhe zonja e pare vizituan Qendren e Kerkimit dhe te Zhvillimit te kompanise prestigjioze kineze te teknologjise dhe komunikacionit Huauei.

Presidenti Topi u takua me zevendespresidentin e kompanise zotin Jiang Xia. Zv/presidenti i kompanise Huauei shprehu interes per bashkepunimin dhe zgjerimin e marredhenieve me Shqiperine dhe e informoi kreun e shtetit mbi planifikimin e hapjes se afermi te nje dege te kesaj kompanie edhe ne Kosove.

Ne perfundim te vizites u nenshkrua marreveshja e bashkepunimit midis Huauei dhe dy kompanive shqiptare te telefonise per projektin e bashkimit te rrjeteve te telefonise fikse dhe celulare.

Gjithashtu gjate dites se sotme presidenti Topi dhe zonja e pare vizituan disa prej vendeve historike dhe kulturore me te rendesishme te Shangait.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›