Alonso: Dua gol në finale
Mesfushori i Spanjës, Xabi Alonso, mezi pret finalen e Johannesburgut, pasi ai planifikon të ngrejë titullin e më të mirit të globit pas fitores së vështirë ndaj Gjermanisë.
"Ne është dashur të bëjmë më të mirën ndaj një rivali të madh. Ne kemi luajtur një lojë shumë të matur, sidomos duke marrë parasysh se për herë të parë jemi në gjysmëfinale. Ne jemi një hap larg shijimit të titullit".
"Kanë qenë dhjetë minuta ku ne kemi sulmuar vazhdimisht por nuk arritëm të shënojmë, mirëpo në fund Puyol doli në skenë si një kafshë e egër për të shënuar. Kam qenë afër golit ndaj Gjermanisë por tani dua ta shënoj në finale", ka thënë Alonso.