Blushi: 100 kandidatë u hoqën nga lista për kreun e PS në rrethe

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, deputeti Ben Blushi ka deklaruar se kryesia ka hequr nga lista e kandidatëve për kryetarë të PS-së në rrethe 100 emra. Sipas tij, kriteri për heqjen nga lista ishte një kriter strikt besnikërie partiak ndaj pati reagime për këtë vendim të padrejtë. Ai apeloi që kandidatët e përjashtuar t'i kërkojnë PS-së të hyjnë sërish në listë në mënyrë që zgjedhjet të jenë demokratike. "Mbledhja e djeshme më la një shije të keqe. Shumë anëtarë kryesie reaguan ndaj një vendimi arbitrar për të përjashtur gjysmën e kandidatëve të PS-së të propozuar nga baza për të kandiduar për t'u zgjedhur si një nga 36 kryetarët e rretheve të PS-së", u shpreh ai. "Gjysma e kandidatëve janë përjashtuar me vendim të kryesisë.I bëj thrrje këtyre kandidatëve që të përfshihen në lista, që ky të bëhet një proces demokratik", tha ai.
Blushi i shpreh kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale dhe kundër bojkotit të Kuvendit. Sipas tij, nëse mendohet për bojkot, atëherë ekziston frika për humbjen.
Blushi i shpreh kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale dhe kundër bojkotit të Kuvendit. Sipas tij, nëse mendohet për bojkot, atëherë ekziston frika për humbjen.