E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tony Blair viziton sot Kosovën


Ish kryeministri britanik, Tony Blair nis sot vizitën 2 -ditore në Kosovë.
Ai do të takojë udhëheqësit kosovarë dhe do të mbajë një fjalim në seancën solemne të parlamentit që do të mbahet për nder të tij.

Presidenti Fatmir Sejdiu do t'i ndajë zoti Blair medaljen e artë të lirisë.

Universiteti i Prishtinës ndërkaq do ta nderojë atë me çmimin "Doctor Honoris Causa", ndërsa ditën e dytë të vizitës, ai do ta kalojë në Prizren dhe në Pejë.
Kjo do të jetë vizita e tij e dytë në Prishtinë që nga përfundimi i luftës më 1999.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›