E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni flet pas zhgenjimit ne "Champions"

Zherard: Per suksesin ne Premier Lige. Liverpuli kerkon unitet

Liverpuli eshte eliminuar nga "Champions League", pavaresisht fitores se fundit qe siguroi ndaj Debrecenit, ne Hungari. Te Kuqte kane humbur edhe pese ndeshje ne Premier Lige, nga 13 takimet e para te kampionatit, ose dy me shume se numri i humbjeve te pesuara gjate gjithe edicionit te nje sezoni me pare. Por pavaresisht fillimit te dobet te ketij sezoni, Zherard, i cili eshte rikuperuar pas nje demtimi, thekson se skuadra duhet te punoje ne unitet, per t'ia dale mbane ne ndeshjet e tjera.

Kapiteni i Liverpulit, thekson: "Ne jemi te vetedijshem se ky sezon nuk po ecen ashtu sic do te deshironim dhe ne jemi vertet te zhgenjyer qe u larguam para kohe nga liga e Kampioneve", - theksoi Benitez. "Ne jemi ende larg formes se duhur, ne Premier Lige. E vetmja gje eshte qe se bashku, t'i kthejme gjerat ne anen e duhur", - shpjegoi Stiven Zherard. "Ne te kaluaren ne e kemi treguar se c'mund te arrijme, teksa kemi qendruar se bashku dhe i kemi arritur t'i veme ne vije gjerat, po ashtu, te bashkuar". Sipas trajnerit, stafi dhe lojtaret, nese punojne ne nje menyre te tille, do t'ia dalin mbane, per te siguruar suksese te metejshme. "Trajneri, stafi drejtues i ekipit dhe te gjithe lojtaret, duhet te punojne me shume per te realizuar ato qe ne kerkojme ne te ardhmen", - perfundon Rafa Benitez.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›