Alonso: Nuk do detyroj Liverpoolin të më transferojë
Xabi Alonso thotë se është i joshur nga projekti i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, për të rikthyer klubin mbretëror në maje të futbollit botëror, por se nuk do të bëjë presion te Liverpooli që transferimi i tij të realizohet.
Real Madridi ka kaluar disa javët e fundit duke u shtyrë me Liverpoolin për të marrë Xabi Alonson në Santiago Bernabeu dhe ende nuk ka shenja se kjo mund të ndodhë. "Gjithmonë është një ndjenjë e mirë kur Madrid ju dëshiron, veçanërisht kur merr parasysh fazën e karrierës në të cilën jam tashmë", ka thënë Alonso.