Australi/ Ekzekutohet familja kineze

Ekzekutohet një familje e tërë me origjinë kineze në Australi. Pesë personat e së njëjtës familje janë vrarë në fundjave, në atë që autoritetet australiane dhe mediat e përshkruan si krimin më të rëndë ndër vite. Policia informoi se vrasësi ka masakruar familjen e përbërë nga tre persona të rritur dhe dy fëmijë në kohën që ata kanë qenë duke fjetur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e herët të së shtunës. Ekspertët mjeko-ligjorë ndodhen në shtëpinë e viktimave, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie. Sipas policisë nuk ka patur shenja të hyrjes me forcë ose shenja të plaçkitjes dhe kësisoj besohet se vrasësi ka hyrë nga dera kryesore e banesës. Viktimat u zbuluan nga një i afërm i familjes. Çifti i prindërve, Min Lin, 45 vjeç, dhe gruaja e tij Yun Lee "Lilly" Lin, 43 vjeç, u gjetën të vdekur në shtratin e tyre martesor. Fëmijët , Henry një 12 vjecar, dhe Terri 9 vjeçar, gjithashtu ndodheshin në dhomën e fjetjes, për të përfunduar me të motrën e gruas së vdekur në të njëjtën rrethanë. Personi i vetëm i familjes që ka shpëtuar, ishte vajza më e madhe 15 vjeçare, Brenda, e cila ndodhej në një udhëtim studimor në New Caledonia. Familja posedonte një biznes privat në periferi të Sydneyt dhe gëzonte simpatinë dhe respektin e banorëve të lagjes.