E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta, rritet numri i vizitave në QSUT

Sipas mjekëve të spitalit të Pediatrisë, numri i vizitave në këtë urgjencë shkon deri në 150 në ditë, por ky numër është më i ulët krahasuar me një vit më parë.

Mjekët bëjnë të ditur se mosha më e prekur e fëmijëve është 4 vjeç, ndërkohë që simptomat janë nga më të ndryshmet. Shenjat më të shpeshta janë bark, të vjella ose temperaturë e lartë.

Në këtë situatë e cila përsëritet çdo vit sa herë që temperaturat janë të larta, mjekët japin dhe këshillat e nevojshme për t'u paraprirë komplikacioneve që shfaqen në shëndetin e fëmijëve.

Nënat duhet të kujdesen që të mos i ekspozojnë fëmijët në temperatura të larta, t'u japin sa më shumë lëngje dhe ushqim të kontrolluar brenda kushteve higjieno-sanitare.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›