Ngjarje shokuese në Lezhë, arrestohet babai monstër
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Zejman të Lezhës. Denoncimi në polici është bërë nga motra e vajzës së dhunuar. 19-vjeçarja ka denoncuar në polici babain e saj , duke treguar të gjithë ngjarjen që kishte nisur prej një viti. Policia i ka vënë prangat babait monstër, pas dëshmisë së dy vajzave dhe ekspertizës mjekoligjore.
Katër muaj më parë, nëna e vajzeve i kishte dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar pasi kishte kuptuar dramën që po zhvillohej në familjen e saj. Vajzat kanë dhënë se nëna e tyre kishte ndërmarrë vendimin e rëndë, pasi nuk kishte mundur të denonconte bashkëshortin e saj.