Alonso dhe Njui në aksion, Aston Martin mesazh rivalëve: Themelet për të ardhmen!

Prej ditësh përflitej për një krizë mes Fernando Alonsos dhe Aston Martin për shkak të mungesës së rezultateve. Por sot ka qenë vetë Aston Martin që ka hedhur gjithçka poshtë duke postuar momente nga fabrika ku sipas tyre “po hidhen themelet për të ardhmen”.
Piloti spanjoll është fotografuar në prani të inxhinierit Adrien Njui. Dyshes i është besuar zhvillimi i veturës së re. Siç dihet vitin që vjen Formula 1 do të implementojë rregullla të reja dhe Aston Martin po zhvillon modelin e ri duke iu referuar atyre.