Moskandidimi i Braçes në Berat, Rama: Cdo njeri është pozicionuar me qëllim fitoren
BERAT- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një udhëtimi drejt qytetit Beratiti ku pritet të ketë dhe takimin e radhës elektoral, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët.
“Berati për ne është 1 nga zonat që meriton një vëmendje të jashtëzakonshme nga qeveria e pas 23 qershorit, pas një keqqeverisje që si kudo ka hapur dhe në berat plagë të rënda”, tha Rama si parantezë teksa nënvizoi se duhet një punë e madhe për të rimëkëmbur ekonominë teksa solli në vëmendje varfërinë në Kuçovë dhe Poliçan.
I pyetur nga gazetari i News24 Arbër Hitaj për vendimin e kryesisë për të mos kandiduar Erjon Braçen në këtë qytet, Rama tha se gjithçka është mirëmenduar për fitoren e socialistëve duke paralajmëruar se në Berat PS do marrë 6 mandate.
“Faleminderit për pyetjen, por besoj se është një cështje e zgjidhur. Braçe është në frontin e një beteje elektorale në Fier, njësoj si në berat ne synojmë të marrim maksimumin dhe për këtë arsye Braçe ndodhet aty përkrah Rucit, celibashit etj, dhe skuadrës së Fierit. Ju keni nevojë për fabula që tërheqin më shumë telespektatorë dhe lexues, por në këtë rast nuk ka asnjë çudi dhe anomali. Ne jemi skuadër kombëtare dhe secili është pozicionuar aty ku kërkon qëllimi i një fitoreje qark për qark pastaj në gjithë Shqipërinë”, vlerësoi Rama.
RAMA: SKUADRA E PS SOT, MË E MIRË SE E VITIT 2009
Kryesocialisti Rama vlerësoi se skuadra e PS-së e cila do të testohet më 23 qershor, ëhtë më cilësore se ajo e vitit 2009. Rama tha se lista e kandidatëve të PS është bazuar në dy nivele, politik dhe niveli i përfaqësimit, që e bën atë më të suksesshme se lista e PD-së.
“Skuadra kombëtare më cilësore se ajo e 2009. Ne kemi listë përfaqësuese në dy nivele, nivelin politik, por dhe në një nivel tjetër që nuk keni kompetencën ta gjykoni. Niveli i përfaqësimit territorial. Kemi figura që mund të duket të panjohur por përfaqësojnë komunitetet, më mirë sesa unë. Pala tjetër nuk e ka një kombinim të tillë. Ashtu sikundër është e pavërtetë se skuadra jonë është ndërtuar mbi nevojën time apo synimin tim për të rrafshuar individualitetet”, theksoi Rama.
BIZNESMENËT NË LISTAT E PS, RAMA: SIPËRMARRJA ËSHTË PUNË NUK ËSHTË TURP
Kreu i PS-së gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u pyet dhe për pjesëmarrjen në listat e PS-së të biznesmenëve, një temë e cila ditët e fundit ka ngjallur jo pak debate si brenda PS-së ashtu dhe jashtë saj.
Rama theksoi se PS është deklaruar për partneritet me sipërmarrësit, duke theksuar se përbuz kritikët dhe kundërshtarët politik që e bëjnë këtë shtresë me gisht. Sipas Ramës ka një dallim thelbësor mes kandidimit të një sipërmarrësit dhe një politikani që bëhet i pasur përmes pushtetit.
“Unë e kam bërë qartë dallimin me kohë. Ka një dallim thelbësore, sipërmarrës dhe ato që janë bërë biznesmen në parti Sipërmarrësit që janë përfshirë në lista nuk janë bërë biznesmen falë partisë. Sot ka politikanë që janë bërë biznesmen dhe e e kanë kthyer partinë në një kompani fitimprurëse dhe kanë falimentuar Shqipërinë ndaj ta lëmë këtë farsë propagandistike. Sipërmarrësit janë figura kyce në sistemin ku jetojmë. Ne jemi forcë që kemi deklaruar partneritet me sipërmarrësit për ti vënë në piedestal si gjithë VIP-at e sukseshëm . Sipërmarrja është punë nuk është turp. I përbuz ata kundërshtarë dhe kritikë, që tregojnë me gisht sipërmarrësit, si të tregonin një sëmundje dhe që e konsiderojnë mëkat përfshirjen e tyre në politikë. Mjafton të shikoni plagët që ju janë hapur atyre kompanive në këto 8 vite, mjaftueshëm për të krijuar një pikëpamje të tyre. Nëse një grusht janë të tillë, sepse politika në pushtet ka zgjedhur të përziejë detyrën publike me përfitimet private, kjo nuk do të thotë tu qëndrojmë larg sipërmarrësve në politikë", theksoi Rama.
GJOBA PËR KUOTAT E FEMRAVE, RAMA: SFIDË, PS TË PARËT QË PROMOVOI IDENË
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, për gjobën që jo vetëm PS ka marrë pak ditë më parë nga KQZ, pasi nuk ka respektuar kuotën prej 30% pjesëmarrje nga femrat në listat zgjedhore, Rama tha se mbetet ende sfidë duke theksuar se PS ishte e para që hodhi idenë dhe është e vetmja parti që ka më shumë gra në Parlament.
“Jam krenar që jemi partia që promovuam idenë e kuotës në ligjin elektoral. Jemi partia që përfshimë kuotën dhe cuam më shumë gra në Parlament se PD dhe të tjerat. Jemi partia që do cojmë më shumë gra se forcat e tjera në Parlament. Mbetet sfidë për plotësimi i kësaj kuote. Nuk kemi përdorur emrat e grave për të mbushur listat në pjesën poshtme”, tha Rama.
(e.m/BalkanWeb)