Alonso i gatshëm për Evertonin
Xabi Alonso është kthyer në fushën stërvitore të Liverpoolit pas lëndimit të cilin e kishte pësuar vikendin e kaluar në ndeshjen e vlefshme për FA Cup kundër Preston North End. "The Daily Mail" njofton se spanjolli do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Stoke Cityt dhe sidomos për derbin e qytetit kundër Evertonit në ndeshjen e radhës. Me këtë informatë, trajneri Rafael Benitez mund të marrë frymë më lirshëm pasi lëndimet e kohëve të fundit ia kanë kufizuar zgjedhjen e lojtarëve. Edhe pse 27-vjeçari do të rikuperohet për ndeshjen kundër Stoke, Benitez ka nevojë për të në derbin e madh të qytetit kundër Everonit, i cili zhvillohet me 19 janar.