Kaka, Messi, Villa dhe Terry në shënjestër të Cityt
"Daily Mail" njofton se Manchester City do të tentojë transferimin e njërit nga superyjet Kaka, Lionel Messi, David Villa ose John Terry, gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas këtij tabloidi, pronarët e Cityt i kanë premtuar trajnerit Mark Hughes se deri në fund të janarit do ta sjellin një superyll i në skuadër. Edhe pse duket si një mision i pamundur transferimi i cilitdo nga këta lojtarë, pasi që po kalojnë shumë mirë te skuadrat e tyre dhe paguhen mjaftueshëm, pasanikët e Abu Dhabi Group, janë të bindur se mund ta joshin cilindo lojtar që ata e dëshirojnë në skuadër.