Ferguson mund ta dënojë Tevezin
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mund ta dënojë sulmuesin Carlos Tevez për shkak të deklaratave të fundit, ku argjentinasi ka thënë se dëshiron të luajë për Real Madridin. Bosi i United nuk dëshiron që dikush t'ia përmendë emrin e Real Madridit që nga koha kur gjigantët spanjollë tentonin me çdo kusht ta rrëmbenin superyllin portugez Cristiano Ronaldo, ndërsa "The Sun" njofton se Tevez mund të dënohet për fjalët e tij.
Argjentinasi është dashur të luante sonte në gjysmëfinalen e Carling Cup kundër Derby Countyt, mirëpo Ferguson është duke menduar ta lë në sulm vetëm Danny Welbeck, i cili do të mbështet nga pesë mesfushorë.