E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger ofron 12 milionë funte për Arshavin

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, shpreson ta transferojë yllin e Zenit St Petersburgut, Andrei Arshavin, për 12 milionë funte. "The Sun" njofton se Topçinjtë, të cilët janë duke e ndjekur situatën e lojtarit rus qe disa muaj, shpresojnë që oferta e tyre të pranohet nga Zeniti, pavarësisht se skuadra ruse kërkon 20 milionë funte për të hequr dorë nga Arshavin. "Ndoshta nesër do të më thërras dikush të më tregojë se është arritur marrëveshja. Në momentin që do të ndodh kjo, unë do të jem aty për ta përfaqësuar klientin tim", ka thënë agjenti i Arshavin, Dennis Lachter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›