Alonso i gezuar prane familjes

Piloti spanjoll i Ferrari-T, Fernando Alonso shprehet i kënaqur për
periudhën e pushimit. Ai
është i gëzuar që po qëndron pranë familjes.
“Duhej një periudhë pushimi pas një fillimsezoni kaq intensiv. Nuk kthehesha në shtëpi prej një muaji, pasi kisha mbetur mes Australisë dhe Malajzisë. Është bukur të kesh pak kohë të lirë për të qëndruar me familjen dhe me miqtë më të dashur”, ka deklaruar Alonso.
Megjithatë, piloti thekson se nuk do të bëjë pushim më shumë se c’duhet, pasi së shpejti do t’i rikthehet stërvitjes.
“Ka gjithmonë dicka për të bërë, sepse duhet ta mbaj veten në formë dhe të mos dorëzohem kurrë”, është shprehur Alonso në Ferrari.com.