Vetevritet autori i golit me te shpejte

Një nga lojtarët më të famshëm të Hong Kongut, që mbante rekordin e
golit më të shpejtë, ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i 36-të i
ndërtesës ku jetonte.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kineze, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur pasi Cheung Sai Ho kishte pasur një bisedë me bashkëshorten.
35-vjecari jetonte në Tin Shui, në një ndërtesë të ish-kolonisë angleze, njoftojnë burimet.
Në vitin 1993, kur po luante me kombëtaren e të rinjve të Hong Kongut në Portsmouth Cup të Anglisë, shënoi golin më të shpejtë në botë, vetëm 2.8 sekonda nga fillimi i ndeshjes. Rekord që u mund vetëm në vitin 2009.