Alonso në Milano, kërkon shtëpi
Fernando Alonso po shijon ditët e fundit të pushimeve, përpara se të fillojë përgatitjet për Botërorin e Formula 1, që starton në fund të marsit. Dy herë kampioni i botës ndodhej në Milano, ku pasi "shijoi" ndeshjen e Milanit në "San Siro", darkoi më pas në një prej restoranteve të qytetit. Duket se shkak për vizitën në kryeqendrën lombarde është se piloti i Renosë kërkon të blejë shtëpi në Itali, ose (alternativa e preferuar) në Zvicër. Ky interesim ka nxitur edhe spekulimet për të ardhmen e Alonsos: një prej arsyeve shihet afërsia "gjeografike" me Maranelon. Prej kohësh është diskutuar rreth kalimit të mundshëm të spanjollit te Ferrari në vitin 2010.