DAVOSI DHE RECESIONI EKONOMIK
Qyteti i vogël alpin i Zvicrës, Davosi, ka prej disa dhjetëvjeçarësh që organizon Forumin Botëror të Ekonomisë, ku marrin pjesë liderët më të lartë të shteteve të botës dhe figurat më të shquara të fushës së biznesit. E veçanta e këtij viti, koincidoi me fillimin e një prej recesioneve më të thellë të historisë së ekonomisë botërore, e që pritet ta fusë këtë ekonomi në një krizë të përmasave të mëdha, të krahasuara, të paktën sipas të dhënave e tipareve të deritanishme, me ato të krizës së viteve 1929-1933.
Ky recension, që filloi të shfaqej hapur nga fundi i vitit të kaluar, tërhoqi natyrshëm vëmendjen e këtij sesioni të Davosit. Natyrisht që pjesëmarrja dhe interesi ishte i veçantë. Por, çfarë tha Davosi si Forum, ku diskutohet e debatohet pa marrë ndonjë vendim? Pritet që recesioni të thellohet e të kalojë në depresion, thënë ndryshe në krizë. Treguesit e derisotëm të ekonomisë dhe tendenca e lëvizjes së variablave makroekonomikë ecën me tendencë përkeqësimi. Vetëm në SHBA, GDP-ja (Prodhimi i Brendshëm Bruto) në tremestrin e fundit të 2008 ishte 3.8% më e ulët se tremestri i tretë, ndërsa papunësia u rrit me 2.6 milionë vetë. E për 2009 parashikohet që, të paktën, 2.8 milionë të tjerë të punojnë me kohë të reduktuar. Ekonomitë kryesore të 20 vendeve më të zhvilluara të botës janë të tëra të përfshira nga recesioni dhe po ecin drejt tij me intensitet të ndryshëm. Ekonomitë e tjera kanë hyrë në këtë vorbull, pavarësisht shkallës së përhapjes së recesionit në to. E tërë ekonomia globale, ku më shumë e ku më pak, është prekur nga ky "virus". Valët e këtij "cunami" nuk kanë lënë vend pa u përhapur.
Për herë të parë, ekonomia kineze, jo vetëm që parashikon 2-3% rënie në ritmet e rritjes, por pret edhe lëvizje të protestës popullore për rënie të nivelit të jetesës. Monopole të mëdha bankare e financiare në SHBA filluan të falimentojnë dhe risinë e këtij procesi e ndërpreu vetëm ndërhyrja e fuqishme shtetërore. Subvencionet e mëdha shtetërore ndërprenë zinxhirin e falimentimeve të mëtejshme, jo vetëm në fushën financiare, por edhe atë të monopoleve industriale e të prodhimit. Gjigantë të tillë si "General Motors", "General Electric", në SHBA, "Toyota" në Japoni, disa banka të mëdha në Britani e në Belgjikë dhe në vende të tjera të BE-së, po thithin fonde të papara nga sektori publik për mbijetesë. Qindra miliardë dollarë të tjerë janë hedhur në qarkullim nga buxhetet publike të vendeve të ndryshme të botës për t‘u dhënë frymëmarrje strukturave ekonomike deri te nivelet më të vogla. Deri tani, llogariten mbi rreth 3000 miliardë dollarë të hedhur në qarkullim nga financat publike botërore dhe parashikimet që "gropa e krizës" të mbulohet, duhen rreth 7000 miliardë dollarë.
Masat e marra deri tani kanë qenë të ndërhyrjes së fuqishme shtetërore, që ka evidentuar rifuqizimin e rolit ekonomik të shtetit. Në këtë drejtim po shfaqet për herë të parë, që pas Luftës së Dytë Botërore, fenomeni i shtetëzimeve në ekonomi, ku spikat shtetëzimi i dy bankave në Angli dhe i një tjetre në Belgjikë. Pavarësisht se kjo interpretohet si masë kalimtare, me idenë e riprivatizimeve në të ardhmen, ajo flet për lindjen e një tendence të kundërt me atë ekzistuesen: atë të humbjes së rolit të padiskutueshëm të primatit të sektorit privat ndaj atij shtetëror. Roli i shtetit në ekonomi, si i vetmi injeksion emergjence, po merr përmasa të tilla saqë ka hyrë frika e cenimit të lirisë së tregut. Më shumë shtet apo më shumë treg? Kjo ishte kryefjala e pothuajse të tëra diskutimeve më të rëndësishme.
Nëse ndërhyrja shtetërore u pranua si terapi e pashmangshme për të frenuar recesionin e për të kthyer tendencën e kursit në kushtet e emergjencës së dishezës ekonomike, u ndje shqetësimi se kjo politikë ka filluar të zbatohet në suazën e ringjalljes së "nacionalizmave ekonomikë", të shoqëruar me politika tregtaro-prodhuese proteksioniste. Qëndrimet më të freskëta të Presidentit amerikan, Barack Obama, për të prodhuar me lëndë të para "made in America", të shoqëruara këto me shtrëngesat e eksporteve në vendet e mëdha të Azisë, janë marrë si sinjale alarmi për t‘u mbyllur në vetvete e për ta parë daljen nga "e keqja" për llogari të secilit. Kjo situatë bëri që, vëmendja më e madhe t‘i kushtohej Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila orientoi linjën e antinacionalizmit ekonomik. Propozimet e saj për krijimin e një Këshilli të Sigurimit Ekonomik, pranë OKB-së, i ngjashëm me Këshillin e Sigurimit Ndërkombëtar; për tregtinë e lirë globale në vend të proteksionizmit; për zgjidhjen e problemeve duke u mbështetur te fuqizimi i konkurrencës dhe te tregu social i llojit gjerman; për të vepruar konkretisht (dhe jo formalisht) ndaj varfërisë dhe ndotjes së ambientit - u dhanë një tjetër dimension e kahe perceptimeve për të ndërprerë recesionin dhe për të mos shkuar në krizë.
Në pozicione mbështetëse të kësaj linje u rreshtua edhe Kryeministri britanik, Gordon Brown, i cili kërkoi që bankat të mos "kthehen në shtëpi". Nëse para dy vjetësh kreditë e dhëna prej tyre në nivel botëror për vendet në emergjencë kapnin shifrën e rreth 1000 miliardë dollarëve, për këtë vit ato parashikohen të rrudhen në 150 miliardë. Për këtë rrudhje "të llojit nacionalist", Merkel, Brown, Paskal Lamy (sekretari i Përgjithshëm i OBT-së) e të tjerë "ulëritën" për vazhdimin e integrimeve globalizuese, për rishikimin dhe nënshkrimin e Raundit të Doha-s për liberalizimin e tregtisë botërore.
Sistemi financiar botëror është tronditur rëndë. Ndaj tij ka lindur kriza e besimit. Spekulimet në tregun e aktiveve të pasqyruara me falimentimin e tregut imobiliar amerikan, të shoqëruara këto me spekulimet e llojit të skemave piramidale në bursën e New York-ut dhe me spekulime të tjera në sistemin financiaro-monetar, kanë tronditur nga themelet sistemin ekzistues të financave botërore. Fryrja e pakontrolluar e ekonomisë financiaro-monetare dhe shkëputja e tejskajshme e saj nga ekonomia reale, jo vetëm që u pranuan pa kundërshtime, por u konsideruan edhe si defekte të sistemit ekzistues të mekanizmave të funksionimit të financave kombëtare e ndërkombëtare. Brown shkoi deri në hartimin e një marrëveshjeje të re në këtë fushë dhe krijimin e një "Bretton Woods-i" të ri. Një sfidë e hapur kjo ndaj FMN-së aktuale, për të mos thënë dhe një pranim në heshtje i falimentimit të saj. Më tej, kjo është dhe një shuplakë "pa zhurmë" për Bankën Botërore dhe gjithë strukturat e auditimit ndërkombëtar.
Të gjithë ishin në sintoni për nevojën e vendosjes së rregullave të reja e më të forta, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar. Ministri italian i Ekonomisë, Tremonti, e konceptoi situatën si "lojë që kërkon më shumë rregulla dhe jo më shumë kapitale". Ekonomia botërore, në mendimin e mjaft liderëve, nuk po vuan nga zhvillimi material, por nga rregullat e vjetruara dhe spekulativo-abuzive të sistemit bankar e monetar. Ekonomia e borxheve të palimituara, shndërrimi i ekonomisë botërore në një ekonomi të madhe borxhesh të llojeve dhe mekanizmave komplekse dhe të pakontrolluara, si rrjedhojë e të cilëve u shkëput "arbitrarisht ekonomia reale nga ajo financiare", kërkojnë, që të gjitha, domosdoshmërisht vendosjen e një sistemi të ri rregullash funksionimi e kontrolli.
Ndoshta momenti më i rëndësishëm për t‘u evidentuar ishte dakordimi, nga pothuajse të gjithë pjesëmarrësit, i nevojës së koordinimit të përbashkët të veprimeve për të parandaluar ardhjen e krizës me pasoja katastrofike. Sistemi i koordinimit të ekonomisë botërore nga lidershipi amerikan me dollarizimin e ekonomisë me prejardhje nga "Bretton Wood"-i i vitit 1949, u konsiderua i falimentuar "de fakto" dhe rikoordinimi i kësaj ekonomie nga disa qendra rajonale u vlerësua si alternativa më e mirë. Në këtë kuadër, Grupi i 8 vendeve më të zhvilluara u pranua në parim që të zgjerohet dhe ndoshta Grupi i të 20-ve do të jetë varianti më i mundshëm i "qendrës së madhe ndërkombëtare" të koordinimit global të ekonomisë.
Sidoqoftë, për sa trajtuam më sipër, nuk u mor asnjë vendim, por u la që vendimet kryesore të merren në takimin e 20 vendeve më të zhvilluara të botës, që do të mbahet më 2 prill, në Londër. Nëse Davosi diskutoi dhe parashtroi problemet me një qartësi të dukshme e me vendosmëri për ndryshime të mëdha, Londra pritet të marrë vendimet e mëdha. Por çfarë presin ekonomistët dhe vendimmarrësit e mëdhenj nga Londra e 2 prillit? Natyrisht që nuk presin formula të gatshme për të ndalur recesionin dhe për të mos kaluar në krizë. Asnjë specialist apo ekspert ekonomie nuk e çon një gjë të tillë ndërmend dhe asnjë qytetar, qoftë edhe i thjeshtë, nuk do ta besonte diçka të tillë. Vështirë edhe për më të informuarit dhe për më të fuqishmit e më kompetentët që të bëjnë parashikime të sakta e të përcaktojnë afate. Vetë Londra, Uashingtoni, Tokio, Berlini, Parisi apo Roma e të tjerë kryeqytete, nuk janë akoma të mirëpërcaktuar për të ardhmen. Me të drejtë nuk mund t‘u kërkohet më shumë për momentin edhe për vështirësitë që po kalon ekonomia globale me të papritura më të mëdha që mund të ndodhin në të ardhmen.
Nëse do të kishte një përgjigje më afër realitetit për pyetjen e mësipërme, ajo do të qëndronte në marrjen e disa vendimeve të mëdha të karakterit politik dhe ekonomik për të ndryshuar të ardhmen e rrjedhës së ekonomisë botërore, për të krijuar rregulla të reja "loje", për të dhënë një tjetër "fushë loje" dhe një arbitër të ri. Për të mos mbetur vetëm në abstraksion, do të thosha se ajo që pret një opinion i interesuar dhe i gjerë është konvergimi në disa pika kruciale, të tilla si:
- Marrja e vendimeve për më shumë liberalizim të tregtisë botërore. Raundit të Doha-s apo një marrëveshjeje tjetër të liberalizimit të tregtisë botërore, i erdhi koha të firmoset
- Më shumë shtet apo më shumë treg, më shumë kapitalizëm shtetëror apo treg të lirë, në thelb nuk do të ndryshojë gjë në përmbajtjen e sistemit të ekonomisë së tregut. Më shumë njëra apo më shumë tjetra, janë raporte sasiore që përcaktojnë masën e secilës strukturë në varësi të emergjencave dhe problemeve që shtrohen për zgjidhje. Më e mundshme është alternativa e zonjës Merkel (e asaj që mahniti Davosin me fuqinë e argumentit të saj): më shumë treg të lirë dhe më tepër kontroll shtetëror për ekseset ose abuzimet e tregut. Më thjeshtë, kjo do të thotë: më tepër rregulla për funksionimin e mekanizmave të kontrollit shtetëror në drejtim të monopoleve, pra më shumë konkurrencë e më pak ndërhyrje në natyralitetin e tregut
- Marrja e vendimit në parim dhe përcaktimi i modaliteteve për një marrëveshje të re të llojit të "Bretton Wood"-it dhe krijimi mbi bazën e saj të institucioneve respektive për t‘i rikthyer besimin sistemit financiar ndërkombëtar
- Krijimi i një sistemi të ri rregullash e institucionesh për të kontrolluar e monitoruar lidhjet midis ekonomisë reale dhe asaj financiaro-monetare. Jo më ekonomi borxhesh pa limit, jo më shkëputje pa kontroll dhe pa limit midis ekonomisë reale dhe ekonomisë vlerore;
- Më pak donacione falas nga financat publike dhe më shumë hua të kthyeshme për subjektet përfitues. Boll me ndihma pa kufizim, boll me subvencione të pakthyeshme
- Lirësimi i sistemit të kredidhënies në nivelet e biznesit të vogël e të mesëm. Ndofta edhe hartimi i strategjive të veçanta për të mbështetur me prioritet këto biznese. Një model i mirë ekonomik i kësaj natyre do të ishte modeli italian
- Koordinim i ekonomisë botërore nga shumë qendra rajonale dhe institucione të një lloji tjetër në nivelin e kontrollit, të monitorimit e të koordinimit ndërkombëtar
- Marrje vendimesh serioze dhe të zbatueshme për luftën kundër varfërisë dhe ndotjes së ambientit.
A do të pësojë ndryshime mendimi shkencor ekonomik? Nëse pas krizës së 1929-‘33, lindi makroekonomia kejnsianiste si degë e re e shkencës së ekonomisë, a do të këtë një zhvillim të tillë, të gjeneruar nga kjo krizë e fundit, e cila krahasohet më atë të shekullit të kaluar? Ajo që mund të thuhet me siguri është se do të ketë ndryshime në modelimet makro-ekonometrike, në modelet e formësimit të strukturave ekonomike, në rivlerësimin e lidhjeve dhe ndikimeve të variablave ekonomikë, në politikat ekonomike, etj. Por se do të "shpiket" ndonjë degë e re e ekonomisë, vështirë se mund të thuhet që tani, ose për një të ardhme të afërt. Ndoshta do të ishte më e arsyeshme t‘i kushtohej një vëmendje më e madhe kapitalizmit të llojit apo të modelit skandinav (suedez, norvegjez e finlandez), i cili prej dekadash po tregon se është "makineria më e mirë e ekonomisë së tregut dhe të mirëqenies".