"Klasa" e menaxherëve në administratën publike
Zyrtarët e administratës publike nuk kanë reputacion të mirë te qytetarët. Ata tipizohen me individin, që shikon interesat e tij të ngushta, pa llogaritur se i duhet t‘u shërbejë kërkesave të shtetasve. Në ambiente të ndryshme dëgjon bisedat e njerëzve për pasivitetin, mangësitë në shërbimin ndaj tyre, apo për mungesën e disiplinës dhe etikës në pozicionin e nëpunësit publik. Supozohet se ky qëndrim vjen nga mosnxitja monetare, që nuk i bën të interesuar zyrtarët e shtetit ta realizojnë ashtu si duhet punën e tyre në shërbim të qytetarëve. Megjithatë, kur disa qytetarë u pyetën mbi përvojat personale që ata kishin pasur me punonjësit e administratës, mbajtën një qëndrim objektiv, duke mos i përzier gjithë nëpunësit publikë në stereotipin e "zyrtarit" të korruptuar dhe të paaftë. Pra, gjyqi i publikut di të dallojë të mirën nga e keqja.
Administrata publike është një organizatë e stërmadhe. Le ta konsiderojmë si një "kompani" shërbimesh, që i rekruton punonjësit që i nevojiten nëpërmjet ofertës së pagës. Drejtuesit e sektorit publik e kanë mjaft të vështirë të verifikojnë e identifikojnë sesa i vlejnë publikut shërbimet e punëmarrësve të tyre në raport me qëllimet, për të cilat ata janë punësuar. Ndërkaq, punonjësit pranojnë të punësohen në administratën publike, duke u nisur nga nevojat bazë të jetesës, duke menduar apo ndoshta edhe pasi e kanë provuar, që sektori privat nuk bën për ta. Por, si i menaxhon, motivon dhe promovon këta punonjës? Si matet dhe kontrollohet përgjegjshmëria dhe cilësia e shërbimeve të tyre në zbatimin e detyrave dhe respektin për klientët e administratës, që janë qytetarët e zakonshëm. Megjithëse një pjesë e përgjigjeve e kanë zanafillën në Departamentet e Burimeve Njerëzore, aty ku kërkohet zbatimi i kritereve për cilësinë e shërbimeve të nëpunësve, prapëseprapë "filtrave" të testimit u kalojnë shumë nëpunës që nuk përmbushin kriterin kryesor për të prezantuar administratën publike: kriterin e qytetarisë.
Si ta përmirësojmë cilësinë e menaxhimit të administratës publike me menaxherë model?
Nëse qeveria nuk arrin dot të ofrojë shërbime cilësore dhe me çmime sa më të ulëta për qytetarët, cili do të ishte këndvështrimi për një zgjidhje që ndihmon forcimin e klasës menaxheriale dhe konsolidimin e saj? Shkurtim i punonjësve publikë me përvojë? Rritje të cilësisë me punonjësit e përzgjedhur, sipas rotacionit politik? Apo punonjësit me një profil që tashmë u ka qëndruar sfidave të tranzicionit dhe që presupozohet të jenë më të kualifikuarit dhe më të përgjegjshmit?
Le të diskutojmë disa përgjigje. Nëse do të bëheshin shkurtime në sektorin publik, problemet do të rriteshin, pasi kjo pjesë e administratës do të kthehej në përfituese (pa kontribuar) e shërbimeve sociale dhe kjo do të ishte një barrë më shumë për buxhetin e shtetit. Nëse do të privatizoheshin disa prej sektorëve të shërbimeve publike, problemi do të ishte i ngjashëm me rastin e parë, po me ndikim në rritje të cilësisë së shërbimeve. Ndërkohë, tendenca e një privatizimi synon pikërisht te rritja e çmimeve për të përballuar kostot e mëdha që u duhen pronarëve të rinj për të mbuluar shpenzimet e privatizimit, si ato të njohura dhe ato të panjohura. Mbetet rritja e pagës, që gati nga të gjithë zyrtarët publikë, prezantohet si zgjidhja më e mirë. Por, për qeverinë kjo do të thotë më shumë shpenzime operative dhe më pak shpenzime direkte për shërbime publike. Në pamje të parë, qeveria madje ndodhet në një konflikt interesi, pra bie ndesh me programet politiko-ekonomike të saj. Më pak shërbime publike do të thotë më pak elektorat, i cili "e mat" punën e qeverisë me çfarë ai përfiton prej saj si në formë direkte (pensione, asistenca sociale, e përfitime të tjera sociale), por dhe indirekte (rrugë të reja, shkolla të reja, më shumë shërbime mjekësore, një forcë policie që t‘u shërbejë dhe t‘i mbrojë). Por, a ka ecur në raport të drejtë rritja e pagave të punonjësve të sektorit publik me rritjen e kostos së jetesës së tyre? Vështirë ta thuash dhe shumë më e vështirë për ta besuar. Kush mund të jetë nxitja e efektivitetit të administratës publike, atëherë? Ndoshta, një korrelacion i ngushtë midis pagës, promovimit meritokratik dhe vendosjes së standardizimit të shërbimeve?
Kjo është nyja më e pazgjidhshme dhe për administrata të tjera. Zgjidhja e kësaj nyjeje për administratën tonë do të ishte realisht motivimi dhe promovimi i menaxherëve teknikë të administratës, apo thënë ndryshe drejtuesit e nivelit të mesëm. Thelbi i punës së administratës, ashtu si në kompanitë private, bazohet te menaxherët e saj. Një trajtim motivueso-promovues dhe me shembuj transparentë të administratorit "model" do të nxiste premisat për një konsolidim dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve të administratës publike. Ku do të gjenden të tillë menaxherë? Fatkeqësisht në afër dy dekada, administrata nuk ka as modele të saj dhe as personalitete, që i duhen për të dhënë imazhin e saj në publik. Tranzicioni politiko-ekonomik i mbajtur gjallë nuk mbajti dot "gjallë" asnjë model administratori. Mjafton situata aktuale për të kaluar në veprimin politik konsensual, që për administratën tonë ka ardhur koha që të ketë klasën e menaxherëve të saj, sipas modelit të menaxherit publik të konfirmuar nga politika. Këta menaxherë do të jenë "bërthama menaxheriale" e administratës dhe duhet të kenë një integritet që nuk mund t‘u preket nga asnjë ndërhyrje tjetër, përveç kritereve sipas statusit të nëpunësit publik. Ata do të jenë klasa menaxheriale publike e vendit. Vlerat e tyre duhet të bëhen pjesë e traditës dhe duhet të shërbejnë si asete menaxheriale që do të zëvendësohen sipas "normës së amortizimit" që zbatojnë dhe administrata publike e vendeve model: Suedi, Kanada, apo Japoni. Produkti i punës së këtyre menaxherëve do të ndikojë që fjalët e shtresës së politikanëve vegjetarë të pësojnë zhvleftësim moral masiv.
Nuk ka nevojë për strategji të shumta për të drejtuar një administratë të vogël. Nuk janë të nevojshëm njerëzit e konsideruar në publik si "shumë të rëndësishëm". Pesha e çdo individi duket nga produkti që ai prezanton në shoqërinë ku jeton. Nga lidershipi i administratës publike kërkohet vetëm një riorganizim i burimeve njerëzore dhe motivim i tyre sipas meritave në mënyrë transparente, që bazohen mbi një kriter: produktivitetin e gjithsecilit, sipas detyrës publike që ka marrë përsipër. Shembulli i tillë u dha me vendosjen e administratorit të përgjithshëm të tatimeve pak ditë më parë. Parametra të tjerë referues e krahasues duhet t‘i huazojmë nga tradita e shteteve burokratike, si Britania e Madhe, Franca, Holanda.
Koha ka thirrur në skenë "aktin" ku duhet t‘i kthehet shtetit atë që akoma nuk e ka shfaqur në publik: respektin për veten e tij dhe qytetarët.