E Diel, 1 Nëntor 2026

Perez, kandidati i vetëm për Realin

Florentino Perez duket gjithmonë e më pranë rikthimit në postin e presidentit te Reali i Madridit. Sipas të përditshmes spanjolle, "Sport", fitorja e ish-drejtuesit të klubit në Asamblenë Zgjedhore duket e sigurt, edhe sepse askush nuk do të garojë kundër tij. Në rast se fiton mandatin në "Santiago Bernabeu", Perez ka premtuar afrimin e tre lojtarëve të mëdhenj në skuadër (një lëvizje e pritshme, duke qenë se ishte ai që ndërtoi Realin "galaktikë"). Emrat e futbollistëve nuk janë bërë ende publikë, edhe sepse ato do të përdoren si "asi nën mëngë" në momentin e zgjedhjeve, por me siguri thuhet se ylli i Barcelonës, Lionel Mesi, nuk është në listë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›