Alonso përcakton rivalët për titull
“Mendoj se skuadrat nga të cilat duhet të kemi më tepër kujdes janë Mek Lareni, Mercedesi dhe Red Bulli. Por është e pamundur të veçoj njëjrën dhe shpresoj që asnjëra të mos jetë më e fortë se ne”, theksoi dy herë kampioni i botës me Renonë.
Më tej ai zbuloi edhe një detaj në lidhje me vendimin e tij për t’iu bashkuar skuderisë nga Maranelo: “Në momentin që vendosa të firmos me Ferrarin mendova për tim atë. Ai gjithmonë më thoshte se do të më kujtonte më shumë për fitoret me këtë makinë, sesa me ndonjë tjetër”.