E Diel, 1 Nëntor 2026

Ançeloti: Liga e Kampionëve? Vështirë ta fitojmë

Italiani e ka provuar dy herë shijen e fitores së trofeut më të rëndësishëm europian me Milanin në vitin 2003 dhe 2007. Por me rritjen e rivalitetit, fitimi i Championsit është bërë më i vështirë se kurrë më parë. “Kjo është faza ku liga e Kampionëve të jep më tepër adrenalinë. Më parë ishte më e lehtë ta fitoje, kurse tani ka më tepër konkurrencë”, u shpreh “Karleto” për të përditshmen italiane “La Stampa”.

Të mërkurën e ardhshme Çelsi i Ançelotit do të përballet me Intein në “San Siro”, aty ku e pret Hoze Mourinjo. Ish-trajneri i Milanit është i ndërgjegjshëm se faktorët më minimalë mund të rezultojnë vendimtarë për fatet e skuadrës. “Mourinjo ka të drejtë kur thotë se ky është turneu i detajeve. Shumë gjëra mund të varen nga episode të vogla”, nënvizoi Karlo Ançeloti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›