E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mou: Abramoviçi nuk duhet të më kishte shkarkuar

“Nëse donin të vazhdonin me fitore, nuk duhet të më kishin shkarkuar. Çelsi ka vuajtur vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit dhe kjo nuk është rastësi. Rezultatet e dobëta filluan sapo u largova unë”, deklaroi “I veçanti” në një intervistë për revistën “Nuts”.

Më tej ai vazhdoi: “Ishte një marrëdhënie e veçantë midis trajnerit, lojtarëve e tifozëve dhe kur kjo marrëdhënie prishet, është e vështirë të rindërtohet. Pas meje kanë shkuar shumë trajnerë në Londër, disa prej të cilëve nuk kanë pasur mendësinë e duhur për klubin. E dija se nuk mund të kishte një plan afatgjatë me një pronar si Abramoviçi, sepse nëse nuk e fiton titullin në sezonin e parë, atëherë nuk e ke të gjatë. Por unë i dhashë Çelsit gjithçka që kishte nevojë dhe e dija se puna ime nuk do të zgjaste përgjithmonë. Megjithatë, ndoshta për ta do të ishte më mirë të mos ndërronin trajner”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›