Reali, në Lion për të harruar zhgënjimet
Madrilenët do kërkojnë të hedhin një hap të sigurt në takimin e parë, në përpjekje për t’i dhënë fund rekordit zhgënjyes prej pesë sezonesh rresht pa e kaluar fazën e 1/8. Ekipi që tashmë drejtohet nga Manuel Pelegrini nuk ka arritur në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve prej sezonit 2003-2004, duke u eliminuar me radhë nga Juventusi, Arsenali, Bajerni i Mynihut, Roma dhe së fundi nga Liverpuli.
Lajmi i mirë për trajnerin Pelegrini vjen nga sulmuesi karim Benzema, që është riaftësuar dhe sot do të jetë nën urdhrat e kilianit. “Big Benz” rikthehet për herë të parë në stadiumin ku hodhi hapat e parë në karrierën e tij.
“Jam mirë, i gatshëm për të luajtur. Gjithë lojën apo vetëm 30 minutat e fundit, nuk ka rëndësi. Shpresoj të më presin mirë në Lion dhe meneoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Për mua është një moment historik, është kënaqësi që rikthehem këtu”, deklaroi sulmuesi francez për “RTL radio”.
Olimpik Lion – Real Madrid, formacionet e mundshme:
Olimpik Lion (4-4-2): Loris; Revelie, Kris, Bumsong, Sisoko; Tulalo, Makun, Kallstrom, Delgado; L.Lopez, Govu. Trajner: K. Puel
Real Madrid (4-3-3): Kasiljas; Arbeloa, S.Ramos, Albiol, Marselo; Alonso, L.Diarra, Granero; Kaka, Ronaldo, Higuain. Trajner: M. Pelegrini