Alonso triumfon ne Singapor -11 nga Webber

Fernando Alonso fiton mimin e Madh te Singaporit dhe kercenon seriozisht Mark Webberin ne luften per titullin kampion bote. Spanjolli udhehoqi te gjithe garen dhe vetem ne xhirot e fundit te saj ndjeu kercenimin e pilotit te Red Bullit Sebastian Vettel qe la pas shokun e skuadres australianin Webber. Per tu permendur ne kete gare mbetet parakalimi i Webberit ndaj Hamiltonit ne xhiron e 36-te. Britaniku ne perpjekje per te mos humbur pozicionin e tij peson nje kontakt te lehte me australianin dhe detyrohet te braktise garen. Nderkaq ne xhiron e parafundit protagonist behet piloti i Lotusit Heiki Kovalainen. Finlandezi me qetesine me te madhe merr nje zjarrfikese dhe shuan flaket qe kishin perfshire pak sekonda me pare makinen e tij. Pas kesaj gare renditja per pilote vazhdon te mbahet nga Webber me 202 pike qe tashme ndien kercenimin e Alonsos me 191 pike i treti renditet Hamilton me 182 pike. Per konstruktore udheheq Red Bull me 383 e ndjekur nga McLaren me 359 dhe Ferrari me 316. Formula 1 rikthehet pas 2 javesh me garen per mimin e Madh te Japonise.