E Diel, 1 Nëntor 2026

eshtja came PDU nis lobim ne Departamentin Amerikan te Shtetit

Per here te pare nje parti politike shqiptare zhvillon nje vizite zyrtare ne institucionet amerikane

Partia Drejtesi dhe Unitet ka nisur prej dites se djeshme nje vizite zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku per here te pare do te vendose ne axhenden amerikane ceshtjen came. Kjo eshte vizita e pare zyrtare e nje force politike shqiptare ne instancat e shtetit amerikan krah vizitave jashte axhende te zhvilluara me pare.

Per here te pare nje force politike shqiptare zhvillon nje vizite zyrtare ne SHBA per te prezantuar dhe lobuar per zgjidhjen e ceshtjes came - njoftoi me ane te nje njoftimi per shtyp PDU.

Ne delegacionin e Partise Drejtesi dhe Unitet marrin pjese kryetari i kesaj partie e njekohesisht deputeti Shpetim Idrizi si edhe deputeti tjeter i forces politike Dashamir Tahiri. PDU paralajmeroi axhenden e takimeve disaditore ne Uashington e gjetke ku do te takohen me perfaqesues e drejtues te Departamentit Amerikan te Shtetit Kongresit dhe Senatit amerikan. Qellimi i vizites duket se eshte prezantimi i ceshtjes came si edhe lobimi per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.

Dy deputetet e Partise Drejtesi dhe Unitet z. Shpetim Idrizi dhe z. Dashamir Tahiri do te zhvillojne takime zyrtare me zyrtare te Departamentit Amerikan te Shtetit Kongresit dhe Senatit me qellim prezantimin e ceshtjes came dhe kerkeses per te vepruar per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje - beri te ditur zyra e shtypit e Partise Drejtesi dhe Unitet duke iu referuar axhendes se saj.

Por PDU do te zhvilloje takime edhe per nje ceshtje tjeter programore qe ka te beje me diasporen. Ne kete menyre ne kuader te hartimit te projektit per Keshillin Kombetar te Diaspores PDU do te zhvilloje takime me organizatat shqiptare ne SHBA me qellim krijimin e nje rrjeti qe do ti bashkelidhe keto organizata.

Nderkaq do te zhvillohen takime te shumta edhe me organizatat shqiptare te diaspores per te krijuar nje rrjet te domosdoshem mes ketyre organizatave ne kuader te projektit te Keshillit Kombetar te Diaspores qe eshte ne programin e PDU-se - deklaroi Partia Drejtesi dhe Unitet.

Ne fakt kjo eshte vizita e pare zyrtare e bere nga nje force politike shqiptare ne institucionet amerikane. Takimet e meparshme mes politikaneve shqiptare dhe instancave te Shteteve te Bashkuara kane qene ne nivelin qeveritar ku shpeshhere drejtues te shtetit kane takuar perfaqesues te shtetit amerikan ose ne nivel personal ku jane takuar jashte axhende me keta perfaqesues.

Prej krijimit Partia Drejtesi dhe Unitet ka nisur lobimin per ceshtjen came duke kryer madje edhe nje akt te paprecedente me pare kontraktimin e nje kompanie britanike me qellim cuarjen ne gjykatat nderkombetare dhe zgjidhjen perfundimtare te kesaj ceshtjeje cka pritet te ndodhe deri ne fund te vitit. Nga ana tjeter PDU deklaron se eshte nje force kombetare qe perfshin te gjithe shqiptaret atdhedashes kudo qe ndodhen ne Ballkan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›