Kine-Rusi marreveshje ne energjitike

Kina dhe Rusia kane nenshkruar nje seri marreveshjesh per te fuqizuar bashkepunimin ne fushen e energjitikes.
Nenshkrimi u be gjate nje ceremonie per hapjen e nje naftesjellesi qe lidh dy vendet ku ishin te pranishem presidentet Medvedev dhe Jintao.
Medvedev po viziton Kinen ku se bashku me homologun e ketij vendi hapen naftesjellesin qe do te furnizohet me naften ruse ne kuader te nje pakti 20 vjecar.
Te dyja palet e kane vleresuar levizjen ne fjale si nje epoke te re ne bashkepunimin mes dy vendeve.
Zevendeskryeministri rus Igor Sechin u tha reportereve ne Pekin se Rusia ka qene ne bisedime te vazhdueshme me Kinen per planet e furnizimit me gaz natyror duke filluar nga viti 2015.
Rusia eshte e gatshme te plotesoje kerkesat e Kines per gaz ka deklaruar Sechin. Por pavaresisht marreveshjeve dy palet nuk kane rene ende dakord per cmimin e gazit.