Alpe, orteku dërgon në spital Princin e Holandës

Princi i Holandës, Johan Friso, djali më i ri i Mbretëreshes Beatriks, është në gjendje serioze, por në kontroll, në një spital në Austri, pasi ishte lënduar nga orteku i bores gjatë skijimit në Alpe.
Qeveria e Holandës e ka konfirmuar lëndimin e tij dhe tha se jeta e princit “mbetet në rrezik”.
Raportohet se princi 43 vjeçar ka kaluar 15 minuta i bllokuar nën borë dhe ishte evakuuar nga një helikopter, me të cilin ishte dërguar në spital.