E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi në Tropojë: Situata drejt normalizimit

Ministri i Punëve Publike dhe Transporit ka inspektuar nga afër qyetin verior të B. Currit. Vizita e tij është përqëndruar në parjen nga afër të gjendjes së rrugëve në këtë rrethin e Tropojës si dhe nevojat emergjente qofshin këto për arsye shëndetësore apo dhe furnizim me ushqime. Në një komunikim për Ora News Olldashi theksoi se gjatë ditës së sotme janë realizuar disa operacione , kryesisht për shpërndarje ushqimesh në disa zona që vazhdojnë të mbeten të bllokuara, ndërsa është bërë dhe transporti i një të sëmuri për në spitalin e këtij qyteti. Më tej ai thekson se problem të theksuara ka në zonën Qafë Mali- Fierzë, ku tre komuna mbeten të izoluara me 4 metra bore, të cilat do tentohet të furnizohen nga ajri. Po kështu mbetet e bllokuar edhe Qafa e Luzhës në drejtim të Pacit. Lidhur me nevojat për evaukim të banorëve Olldashi tha se nuk ka pasur shumë kërkesa me përjashtim të dy famijeve në Dragobi, të cilët rrezikohen nga orteqet dhe po meren masat për largimin e tyre nga zona. Ministri Olldashi tha se ndërprerja e reshjeve të dëborës ka normalizuar situatën, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë problem me kordinimin dhe bashkëpunimin me anëtarët e pushtetit vendor qofshin këto demokratë apo socialistë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›