E Diel, 1 Nëntor 2026

Alpet shqiptare zbardhen nga bora, kryeministri Rama ndan pamje mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje mbresëlënëse nga Alpet shqiptare, të cilat janë mbuluar nga një shtresë e bardhë dëbore gjatë ditëve të fundit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shoqëroi videon me një urim për qytetarët.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë pamje të mrekullueshme nga Alpet tona, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi ai, duke ndarë bukurinë natyrore të zonës malore në këtë periudhë të ftohtë dimri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›