E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alpetrol: Hidrokarburet, tani me çmimin ndërkombëtar

Vendimi është marrë nga Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, i cili miratoi aktin normativ për një shtesë në ligjin "Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi) të ndryshuar". Akti normativ parashikon hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ndryshimi mbi çmimet e shitjes se naftës nga “Alpetrol”.

Kompania "Alpetrol” aktualisht është në gjendje të vështirë financiare, dhe me rritjen e çmimit të naftës së prodhuar prej saj, synon të përmirësojë të ardhurat në buxhetin e kompanisë. Kompania “Albpetrol” ka një licencë pa afat për shfrytëzimin e disa vendburimeve të naftës. Disa prej puseve “Alpetroli” ua ka transferuar kompanive private nëpërmjet kontratave koncesionare.

Përveç naftës që nxjerr vetë, “Alpetroli” përfiton edhe rentën minerare. Bëhet fjalë për një pjesë të prodhimit që realizohet nga kompanitë private të nxjerrjes së naftës.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë Transporteve dhe Energjetikës, pas privatizimit, renta minerare do t’i transferohet si e drejtë qeverisë shqiptare. Aktualisht, ka shtatë marrëveshje të tilla, nga të cilat njëra është në fazën e prodhimit, ndërsa të tjerat janë ende në fazën e kërkimit dhe zhvillimit.

Kompania “Albpetrol” ka më shumë se 60 vjet përvojë në nxjerrjen e naftës dhe gazit. Aktualisht, ajo mbetet një ndër kompanitë më të rëndësishme, ende shtetërore, e cila është në prag të privatizimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›