E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Alpha Tauri rikthen Daniel Ricciardo-n në pistë

Paraqitjet e dobëta të Nyck de Vries kanë detyruar “Alpha Tauri” të bëjnë një zëvendësim jo të lehtë për momentin.

Talenti holandez nuk ka grumbulluar asnjë pikë deri më tani këtë sezon dhe kjo ka shtyrë drejtuesit e skuderisë në fjalë që ta zëvendësojnë me një pilot më me eksperiencë siç është Riçiardo duke nisur që nga Çmimi i Madh i Hungarisë.

“Jam vërtet i kënaqur që të mirëpres Daniel sërish në skuadër. Nuk ka asnjë dyshim sa i përket aftësive të tij në pistë dhe ai njeh shumë prej nesh. Skuadra do të përfitojë shumë nga eksperienca e tij, pasi ai ka fituar 8 gara në karrierën e tij në Formula 1”, u shpreh drejtori i “Alpha Tauri”, Franc Tost.

Garën e radhës në Formula 1 do të keni mundësi ta ndiqni në Radio Televizionin Shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›