E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Wimbledon: Alcaraz kalon Rune, me Medvedev në gjysmëfinale

Derbi i 20-vjeçarëve në çerekfinale shpërblen Carlos Alcaraz, i cili siguron gjysmëfinalen e parë në Wimbledon të karrierës së tij shumë të re. Numri një i botës mposhti Holger Rune (6) me rezultatin 7-6, 6-4, 6 -4, duke u treguar më i kthjellët dhe efektiv se rivali i tij.

Tani ai do të përballet me Daniil Medvedev, i cili rrezikoi shumë me Eubanks, përpara se të kthehej dhe të fitonte në setin e pestë (6-4, 1-6, 4-6, 7-6, 6-1) pas pothuajse tre orë lojë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›