E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria U-20, humbja s’është më çudi

Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç në basketboll për djem, që drejtohet nga Eni Llazani, e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve në Kampionatin Europian, Divizioni B, në Shkup. Pikërisht në ndeshjen e fundit, Shqipëria është mundur nga Letonia me 42 pikë diferencë, 57-99.

Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga Letonia, e cila nuk i ka dhënë asnjë mundësi kombëtares sonë. 23-14 perioda e parë për Letoninë. Më pas e dyta 19-13 dhe në pushim letonezët kanë kryesuar 42-27. 33-13 e treta, ndërsa në total 65-40 e këtu gjithçka merr fund për Shqipërinë e moshës deri në 20 vjeç. 24-17 perioda e katërt, që fikson rezultatin përfundimtar, 99-57.

Në këtë ndeshje të katërt në grup lojtari më i mirë i Shqipërisë, Aleks Nika me 13 pikë të shënuara, 6 kapje topi në tabelë, 1 asist dhe 1 bllokim të sulmit të kundërshtarit në aksion e sipër. Ndërkohë Kosova ka humbur me Ukrainën, 62-78, kurse e enjtja do të jetë pushim në Kampionatin Europian, Divizioni B, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›