E Diel, 1 Nëntor 2026

Alpinistët shqiptarë ngjisin majën më të lartë, Everestin

TIRANE-Alpinistët shqiptarë ia dalin të prekin majën më të lartë të botës, majën e Everestit dhe ngrenë flamurin shqiptar në “çatinë e botës”.

Alpinistët Fation Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja kanë mbërritur në majën e malit më të lartë në botë ditën e premte, rreth orës lokale 07:00 (+5. 45 GMT). Siç është cilësuar edhe nga kompania Nepaleze që shoqëronte ekipin, ky është një nga rastet e rralla kur ngjitja realizohet 100 % , pra, nga të gjithë anëtarët e ekipit. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, alpinistë shqiptarë arrijnë të ngjiten në majën më të lartë të botës, duke e bërë këtë ngjarje akoma më speciale dhe të paharrueshme për vendin tonë që këtë vit feston 100 vjetorin e Pavarësisë.

Ekspedita Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, dhe është iniciativë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Të gjashtë alpinistët nisën në muajin prill ngjitjen drejt majës së Everestit. Kjo iniciativë u sponsorizua nga Vodafone Albania, Raiffeisen Bank dhe Ministria e Rinisë Kulturës dhe Sporteve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›