E Diel, 1 Nëntor 2026

Alstom fiton kontratën 100 milion për të ofruar pajisje për Hidrocentralin e Devollit

ceremonia devoll

Pamje nga ceremonia e inaugurimit te fazes paraprake te punimeve per ndertimin e Hidrocentralit te Devollit

Konglomerati shumëkombësh francez Alstom ka siguruar një kontratë prej 100 milion nga Statkraft për ndërtimin e gjashtë turbinave dhe gjeneratorëve ndihmës në Hidrocentralin e Devollit, raporton ERB, një web site i specializuar për çështjet energjitike.

Hidrocentrali i Devollit do të ndërtohet nga Statkraft, zotëruesja e 100% të aksioneve të shoqërisë Devoll Hydropower SH.A. e cila është angazhuar në zhvillimin dhe ndërtimin e projekteve të reja të energjisë hidrike mbi lumin Devoll, në juglindje të Shqipërisë.

Sipas kushteve të kontratës, Alstom gjithashtu do të furnizojë portat hidraulike prej çeliku, si dhe dy nënstacione të tensionit të lartë prej220 kV dhe 110 kV.

Alstom do të prodhojë shumicën e pajisjeve të energjisë hidrike në fabrikat e saj të në Spanjë dhe Turqi.

Pas përfundimit të kontratës, e planifikuar në 2019, projekti i hidrocentralit të Devollit do të ketë një kapacitet total të instaluar prej rreth 280 MW dhe do të jetë në gjendje të gjenerojnë përafërsisht 700 GWh energji elektrike në vit.

Projekti, i cili do të plotësojë nevojat e mbi 300 mijë familjeve, mund të rrisë kapacitetin e gjenerimit të energjisë elektrike aktuale të Shqipërisë me rreth 17%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›