Thellohet gropa në buxhet
Financat publike janë përfshirë ne nje amulli totale gjate muajit qershor, kohe qe përkon me fushatën dhe zgjedhjet elektorale. Qeveria nuk ka me leke per te kryer investime, madje vihet ne pikëpyetje edhe fondi i pagave dhe pensioneve apo ai i ndihmës ekonomike.
Ky fakt konfirmohet nga te dhënat e taksave dhe tatimeve, pasi për muajin qershor mungojnë plot 10 miliard leke, raporton “Vizion Plus”. Ekspertet e komentojnë këtë situate si një shthurje te qeverise gjate periudhave zgjedhore, ku tendenca për te shpenzuar pa kriter është e larte. Por, ka edhe nje tjetër shpjegim se pse është kjo rënie drastike e mbledhjes se te ardhurave. Premtimi i dy forcave politike për ulje te mëtejshme te taksave dhe tatimeve ka bere qe bizneset, përveç krizës qe po kalojnë, te mos jene korrekt ne pagesat e detyrimeve ndaj shtetit./b.l